Mbrëmë, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Juventus është mposhtur minimalisht nga Lyon.
Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo ka mbajtur një fjalim për shokët e skuadrës, për t’i motivuar ata.
‘La Repubblica’ shkruan se gjatë fjalimit të Ronaldos, trajneri Maurizio Sarri vetëm dëgjoi dhe u pajtua me fjalët e portugezit.
Rezultati 1:0 nga ndeshja e parë lë akoma të hapur shumëçka për ndeshjen e kthimit.
Ronaldo me shokët do të synojnë përmbysjen, për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.