Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku. Shumë mund të argumentojnë se ky është podiumi i lojtarëve më të mirë të Serie A. Sigurisht, janë golashënuesit më të mirë. Me portugezin, i cili është bashkëlidhur me yllin e Milanit në kuotën e 10 golave. CR7 shënoi për herë të katërt në katër ndeshje kundër Genoa.
Belgu i Interit është i treti, me një gol më pak. Peë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje, 14 gola në 11 ndeshje, nëse llogarisim edhe Ligën e Kampionëve. Një mënyrë e bukur për të festuar ndeshjen e 100-të te Juventusi, me 77 gola. Vetëm Sivori dhe Borel shënuan më shumë, pas “qindëshes” së pare të paraqitjeve me fanellën bardhezi.