Pas 3 ndeshjesh pa fitore (humbje me Milanin, barazim me Atalanta dhe Sassuolo) Juventusi i Maurizio Sarrit i kthehet suksesit dhe e bën ndaj Lazios që zhytet gjithmonë e më në krizë me pesë ndeshje radhazi pa fitore.
Ajo që u duk një sfidë e cila nuk po prodhonte gola por vetëm shtylla në 45’ e para (Sandro dhe Immobile) u ndez në të dytën, kur Cristiano Ronaldo në harkun e 3 minutave do të shënonte me penallti (dora e Bastos) dhe pas asistit perfekt të Dybala duke shkuar 30 gola këtë edicion të Serie A.
Ronaldo gives Juventus the lead from the spot. #JuveLazio
pic.twitter.com/6HAZ7nuwRn— Football World (@FTTV10) July 20, 2020
Portugezi iu afrua edhe golit të tretë personal, por traversa e ndali, ashtu si fati i keq. Por, në fund, Bonucci bëri një vetëvrasje duke shkaktuar penallti ndaj Immobiles në mënyrë te pafalshme.
Cristiano Ronaldo with another goal from a quick break. #JuveLazio
pic.twitter.com/T9yhrTlXWG— Football World (@FTTV10) July 20, 2020
Sulmuesi lacial nuk fali dhe u barazua me Ronaldon (30 gola të dy). Minutat e fundit ishin drithërima për “Zonjën”, teksa Szeszny kreu superpritje ndaj Milinkovic-Savic, duke mbajtur rezultatin në 2-1.
Ciro Immobile pulls one back for Lazio. #JuveLazio
pic.twitter.com/ox6GVOeH07— Football World (@FTTV10) July 20, 2020
Tani, për titullin e nëntë radhazi do të duhet vetëm një fitore!