Gazetari i njohur italian ka shkruar se Zinedine Zidane pritet të largohet nga Real Madridi
Duket se sonte ka qenë një natë e shkarkimit të trajnerëve. Pas largimit të Antonio Contes, rrugës së largimit është edhe Zinedine Zidane. Sonte është raportuar gjatë gjithë kohës se Zidane ka qenë në diskutime me drejtuesit e Real Madridit.
E duket se këto takime kanë rezultuar me një vendim e ku Zidane do të largohet.
Exclusive. Zinedine Zidane has decided to LEAVE Real Madrid with immediate effect. ⚪️? #RealMadrid #Zidane
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2021
“Ekskluzive! Zinedine Zidane ka vendosur që të largohet nga Real Madridi menjëherë!”, ka shkruar Romano në profilin e tij zyrtar në Twitter.