Romano: Lampard është shkarkuar nga Chelsea

Frank Lampard duket se sot do ta ketë ditën e fundit si trajner i Chelseat. Bordi i Chelseat ka vendosur që ta shkarkojnë pas rezultateve tejet të dobëta në javët e fundit dhe janë shumë të zhgënjyer me të.

Mediet angleze në mëngjesin e sotëm kanë raportuar se bordi i Chelseat ka marrë këtë vendim dhe pritet që sot t’i komunikohet edhe vetë legjendës angleze.

Edhe gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetin social Twitter se Lampard do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Chelseat.

Sipas Romanos, Thomas Tuchel është favoriti për t’u bërë trajner i ri i Chelseat, për shkak edhe të futbollistëve gjermanë si Timo Werner dhe Kahi Havertz, të cilët janë investimet e mëdha të verës që nuk po shkëlqejnë.

Lampard sezonin e kaluar u emërua trajneri i Chelsea, duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon londinezët investuan mbi 220 milionë euro në transferime, përkundër investimeve në futbollistë sezoni i Chelsea është duke shkuar tejet dobët.

Në dhjetor ishin lider, ndërsa tani janë në pozitën e nëntë me 29 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *