Merkatoja e Romës ende nuk ka përfunduar. Tiago Pinto po punon për afrimin e një mesfushori, duke shpresuar që më në fund të arrijë te Granit Xhaka.
Blerja e mundshme e Arthur nga Arsenali mund t’u hapë italianëve pistën për të arritur te futbollisti me origjinë shqiptare, të cilin e ndoqën pa mundur ta arrinin verën e kaluar.
Mungojnë dhe pak ditë nga mbyllja e sesionit dimëror dhe në këtë mënyrë, siç shkruajnë mediet italiane, Granit Xhaka mund të jetë “dhurata” e fundit për Mourinhon.
Kjo, pasi për Kamara është ndezur një konkurrencë e fortë me rivalë të kalibrit të Manchester United dhe Aston Villas, klube që mund t’i garantojnë pa problem francezit pagën prej 5 milionë eurosh në sezon. që kërkon.
Nga ana tjetër, raportet e Xhakës me tifozët e Arsenalit nuk janë idilike, dhe gjithmonë duke iu referuar medieve italiane futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën nuk do të mendohej dy herë për të bërë sërish gati valixhet, siç i bëri dhe në verën e kaluar për t’u nisur te Roma, para se të rinovonte kontratën me “Topçinjtë”.
Transferimi i Arthur në Londër ndërkohë mbetet çelësi i zhbllokimit të tratativës, në mënyrë që Xhaka të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos.