Roma – Milan, notat e lojtarëve

Milani e ka fituar derbin e javës së 24-të në Serinë A italiane kundër Romës.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj romakëve në “Olimpico”.

Fillimisht Kessie e kaloi Milanin në avantazh në minutën e 42-të nga 11 metërshi, për ta barazuar në të 50-tën Veretout.

Kurse golin e fitores për “kuqezinjtë” e Piolit e shënoi Rebiq në minutën e 58-të pasi u shërbye nga Saelemaekers.

Lojtari me notën më të lartë te Milani ishte Theo Hernandez që mori notën 8.0 nga sajti “Whoscored.com”.

Futbollisti me notën më të ulët te Roma ishte Fazio që mori notën 5.8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *