Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka folur në konferencë për shtyp në prag të derbit me Romën.
Tekniku bardhekaltër ka pranuar se ka disa dyshime në lidhje me formacionin që do të përballet me verdhekuqtë.
“Kam diçka në mendje, por na mungojnë edhe dy stërvitje. Correa është më mirë, por Caicedo nuk më ka bërë që ta ndiej mungesën e tij”, ka thënë Inzaghi.
“Immobile vjen nga 4 ndeshje radhazi prej 90 minutash, do më të duhet të mendohem. Parolo ka qenë një nga më të mirët në mesfushë kundër Napolit”.
“Në mbrojtje, në krahun e djathtë, nuk do të kemi përsëri Marusic dhe jam i detyruar të bëj rotacionin me Lazzarin, që po luan shumë mirë”.
“Çfarë derbi do të jetë? Jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar për atë që ndodhi në Kupën e Italisë, kemi humbur një ndeshje që nuk meritonim ta humbnim. Jemi eliminuar nga një kompeticion i rëndësishëm për ne”.
“A është derbi më i rëndësishëm? Të gjithë janë të rëndësishëm, edhe ky është. Pas kësaj sfide do të luajmë edhe 18 ndeshje të tjera, të gjithë derbit janë një emocion i veçantë, si lojtar dhe trajner. Duhet të jemi të kthjellët, episodet mund të përmbysin një ndeshje në çdo moment”, ka thënë Inzaghi.