Roma fiton me një penallti në fund, Immobile +3 nga Ronaldo

Roma e ka mposhtur 2-1 Fiorentinën, derisa Lazio 5-1 Veronën në udhëtim.

Europa League është objektivi për Romën dhe tashmë është afër arritjes.

Në xhiron e 36 në Serie A, Roma e mposhti 2-1 Fiorentinën në Olimpico, me një penallti të fituar në minutën e 87’, realizoi Veretout.

I njëjti shënoi edhe golin e parë, në minutën e 45’.

Golin e nderit për Fiorentinën e shënoi Sergej Milinkovic, në minutën e 54’.

Në ndeshjen tjetër, Lazio e ka shkatërrua Hellas Veronën e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës, duke e mposhtur 5-1.

Ciro Immobile shënoi tre gola në këtë ndeshje, duke shkuar në kuotën e 33 finalizimeve, tre më shumë se Cristiano Ronaldo, që kundër Sampdorias do të bëjë të pamundurën për të shënuar sa më shumë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *