Roma eliminon Feyenoordin, këto skuadra sigurojnë kualifikimin tutje në Ligën e Evropës

Pas plot 120 minutave lojë dhe ekzekutimin e penalltive, Roma e ka eliminuar Feyenoordin nga Liga e Evropës.

Ndeshja e parë në Holandë kishte përfunduar 1:1, sikurse ajo e sotmja në “Stadio Olimpico” që përfundoi 1:1, raporton KosovaPress.

Në penallti Roma ishte më e saktë, dhe e eliminoi Feyenoordin nga Liga e Evropës.

Po ashtu, kualifikimin tutje sot e siguruan edhe Milani, Freiburgu, Sportingu, Benfica, Qarabag, Sparta Prague dhe Marseille.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme i gjeni më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *