Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Italisë.
Ishte Arturo Calabresi që shënoi për Leccen, ndërsa Marash Kumbulla, Tammy Abraham dhe Eldor Shomurodov shënuan për Romën.
Nga lojtarët më të mirë në fushë ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë – Kumbulla, i cili u vlerësua me notën 7.8.
Te Lecce luajti Kastriot Dermaku që u vlerësua me notën 6.5.
Roma me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Interin.