Dominic Thiem, fitues i US Open 3 javë më parë, kualifikohet për në çerekfinale pas fitores 3-2 ndaj francezit H.Gaston (6-4, 6-4, 5-7, 3-6, 6-3). Ndeshje me hope e Thiem, numri 3 në botë, që vuajti shumë për të shkuar më tej.
Përballë tij do të jetë argjentinasi Diego Schwartzman, që mundi 3-0 italianin L.Sonego (6-1, 6-3, 6-4). Më herët ishin kualifikuar edhe Rafael Nadal e Jannik Sinner, që do të përballen mes tyre në çerekfinale.
Çerekfinale – Meshkuj
D.Schwartzman – D.Thiem
J.Sinner – R.Nadal
Çerekfinale – Femra
I.Swiatek – M.Trevisan
E.Svitolina – N.Podoroska