Robin Krasniqi ‘shpërthen’ pas fitores së sontme: Kushdo që do të jetë në radhë, unë jam gati

Ka përfunduar meçi i sontëm mes boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner.

Në përballjen e zhvilluar sonte, Krasniqi ka dalur fitimtar, raporton “Zeri.info”.

Në rundin e gjashtë, boksieri i famshëm nga Kosova fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit.

Pas ndeshjes, Robin Krasniqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren e arritur.

“Dua t’i falënderoj të gjithë. U vërejt uria ime për luftë, por dua t’i mbetem besnik qëllimit tim. Ka ende shumë për të dhënë dhe mezi po e pres atë moment”, ka deklaruar Krasniqi.

“Falënderoj trajnerin për ndihmën e madhe që ma ka dhënë. Kushdo që do të jetë në radhë, unë jam gati. Faleminderit tifozëve anembanë botës për përkrahje”, shtoi ai.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.

Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *