Ish lojtari i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand mendon që sulmuesi i Evertonit dhe përfaqësuesi i Anglisë, Dominic Calvert-Lewin do ishte transferim i duhur, nëse “Djajtë e Kuq” dështojnë në transferimin e Erling Haaland ose Harry Kane.
Calvert-Lewin është duke shijuar një sezon fantastik me Evertonin dhe është golashënuesi më i mire i klubit me 19 gola në 32 paraqitje.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar për transferimin e një qendërsulmuesi, në rast që dështojnë ta bindin Edinson Cavanin që të rinovojë kontratën.
United është i interesuar në yllin e Dortmundit, Erling Haaland dhe të Tottenhamit, Harry Kane, por dy lojtarët vlejnë nga 150 milionë euro dhe kërkohen nga top klubet evropiane.
Kurse, Calvert-Lewin vlen rreth 80 milionë euro dhe Ferdinand ka këshilluar klubin ta bëjë këtë transferim në rast se dështojnë të transferojnë njërin nga dy emrat e përmendur.
“E kam shikuar shpesh Evertonin këtë vit dhe ai ka qenë ndër më të mirët. Ai është ndër ta që nuk dëshiron të luash javë pas javë. Është agresivë dhe e sulmon topin”.
“E shoh Calvert-Lewin këtë edicion, shihet si student i mirë i lojës. Mendoj që do ishte fantastik për Unitedin. Ai do punonte mjaftë mirë pas shanseve që i krijojnë Fernandes, Pogba, Rashford, Greenwood dhe disa të tjerë”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, Everton nuk e konsideron shitjen e anglezit.