Pista që do të çojë Jadon Sancho te Manchester United mund të hapet papritmas.
Sulmuesi i Borussia Dortmund mund të mbërrijë në Angli së shpejti, pasi vetë lojtari – raporton Dagbladet – ka biseduar me trajnerin e “Red Devils”, Ole Gunnar Solskjaer kohët e fundit.
Ende duhet të gjendet një marrëveshje për rrogën dhe kontratën e tij, teksa më pas do të bisedohet me Dortmund për vlerën e kartonit, që do të prekë 100 mln eurot.