“Rilinda falë Simeones”, Depay: Mjaftuan dy fjalë që më tha…

Memphis Depay nuk la shenjë te Barcelona. Sulmuesi holandez u transferua gjatë merkatos së janarit tek Atletico Madrid për 3 milionë euro. Aventura me “Colchoneros” po shkon shumë mirë.

29-vjeçari ka “rilindur” në kryeqytetin spanjoll dhe deri tani ka shënuar 4 gola në La Liga. Formën e mirë ia dedikon trajnerit Diego Simeone, i cili insistoi në afrimin e sulmuesit.

“Simeone më mbushi me energji që në momentin e parë që mbërrita tek Atletico. Ai donte të rishihte Memphisin e Lyonit, i cili frymëzonte dhe udhëhiqte skuadrën si kapiten. Por edhe që përfshihej në objektivat e klubit. Diego më tha: ‘Ik dhe na rikthe atë Memphis që ishte te Lyoni. Dua ta shoh përsëri atë futbollist’”, deklaroi sulmuesi i Atletico Madrid.

Skuadra kryeqytetase ndodhet në formë të shkëlqyer, njësoj si Depay. Djemtë e Simeones kanë regjistruar shtatë fitore dhe tre barazime në dhjetë takimet e fundit në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *