Rikujtojmë kohën kur Messi kishte shënuar golin më të mirë në histori kundër Getafes


Barcelona sot luan me Getafen në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Lionel Messi, njëri nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit ka shënuar golin më të mirë të karrierës pikërisht kundër Getafes.

‘Pleshti’ gjatë një ndeshje me Getafen në sezonin 2006/07, kishte marrë topin në mes të fushës, duke dribluar gjithë skuadrën, madje edhe portierin për të shënuar njërin nga golat më të mirë në histori.

Se a mund të përsërit një gjë të tillë edhe sot mbetet të shihet në ora 16:00 ku Barça do ta pret Getafen në Camp Nou.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *