Gara më e rëndësishme për klube në Evropë, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy përballje.
Sonte (e martë) do mësohen emrat edhe të dy skuadrave që do kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid do jetë nikoqir i Atalantas, derisa Manchester City e pret Borussia Monchengladbach.
Ndeshja e parë mes Realit dhe Atalantas përfundoi me rezultat 1 – 0 në të mirë të klubit spanjoll, të cilët do jenë pa disa nga yjet kryesorë, si Carvajal, Casemiro, Hazard dhe Odriozola.
Ndërsa, City me një ‘këmbë’ është në raundin tjetër sepse ndeshjen e parë si mysafir e fitoi me rezultat 0 – 2.
Të dy takimet nisin në ora 21:00. /Zeri.info
E martë
Manchester City – Borussia Monchengladbach
Real Madrid – Atalanta.