Liga më prestigjioze e futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve, rikthehet në program ditën e nesërme (e martë).
Pa dyshim, njëra nga ndeshjet më interesante zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytetin francez, ku Paris Saint Germaini e pret në “Parkun e Princave” ekipin e Manchester Unitedit.
Po ashtu në të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Sevillas.
Lazio e Vedat Muriqit do të jetë “nikoqir” i Borussia Dortmundit.
Gjigandi i Spanjës, Barcelona, pritet të ketë një ndeshje të lehtë të paktën në “letër”, pasi përballet me skuadrën hungareze Ferencvaros, në “Camp Nou”.
Në anën tjetër, Juventusi është mysafir i skuadrës së Dynamo Kyivit.
Këto janë të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve për ditën e nesërme: /Zeri.info.