Rikthehet Kupa FA, ndeshje të lehta në letër për Manchester City dhe Tottenham

Ekipi i Pep Guardiolës po kalon në një formë të shkëlqyer këtë sezon, një gjë e tillë pritet edhe në garën për Kupen FA.

City që gjenden në vendin e parë të Premier Ligës kërkojnë fitore ndaj Peterborough United, ndeshje që pritet të jetë e lehtë për `Citizens`.

Në anën tjetër Tottenham do përballet Middlesbrough, ekipi që eliminoi Manchester United në penallti.

Lojtarët e Contes nuk po kalojnë në një periudhë të mirë, por arritën fitore në ndeshjen e tyre të fundit. Mund të jetë një ndeshje e lehtë në letër por nuk duhet nënvlerësuar.

Ndeshja në mes Manchester City dhe Peterborough United luhet sot (e hëne) në orën 20:15, ndërsa Tottenham me Middlesbrough në orën 20:55.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *