Rikthehet futbolli kosovar, sot dy çerekfinalet e Kupës


Pas një pushimi më shumë se dy muaj, ndeshjet e futbollit kosovar rikthehet në aksion.

Kësisoj edicioni pranveror në futbollin kosovar do të startojë me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në duelin ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt me fillim nga ora 12:30.

Të dy skuadrat janë përgatitur maksimalisht, teksa kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinalen e DigitAlb Kupës, transmeton KP.

Gjysmë ore më vonë fillon edhe takimi tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, me kryeqytetasit favorit absolut përballë të rinjëve vushtrrias që stinorin pranveror e kanë nisur me ‘flamur të bardhë’.

Dy përballje do të zhvillohen këtë të shtunë ndërkohë, një tjetër zhvillohet të dielen dhe takimi i fundit i kësaj faze zhvillohet të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *