Real Madrid ka rikthyer epërsinë në ‘El Clasico’.
Skuadra e Real Madrid ka arritur të rikthejë epërsinë në ‘El Clasico’, falë një penalltie të Sergio Ramos.
Kapiteni i ‘Los Blancos’ fitoi vet penalltinë dhe vet e konvertoi në gol, në minutën e 62’.
Ishte Clement Lenglet ai që pengoi spanjollin, për t’i kthyer epërsinë Real Madridit.
Neto lexoi anën e gjuajtjes, por nuk e arriti dot topin.
Sergio Ramos goal #ElClasico https://t.co/aM0IHX8tv0
— FTTV World (@FTTV20) October 24, 2020