Chelsea zhvilloi sot një miqësore ndaj Brightonit e cila u mbyll baras 1:1. Në këtë takim gjeti golin e parë sulmuesi Timo Werner.
Por vëmendjen nuk e mori goli i gjermanit, por fakti që në stadium ishin lejuar një numër i caktuar tifozësh. Rreth 2500 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë ndeshje miqësore.
Tifozët ishin të distancuar me njëri tjetrin dhe e kanë zbatuar këtë distancim, të paktën derisa u bë goli.
Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që tifozët rikthehen në stadium në Angli dhe sigurisht fotot e tyre u bënë virale në internet.