Pas më shumë se dy vjet tifozët e sportit kosovar do të kenë mundësi t’i kthehen palestrave dhe stadiumeve për t’i ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.
Dje Qeveria e vendit përkatësisht ministria e shëndetësisë ka dhënë një lajm të madh duke njoftuar se ka hequr ndalesën dhe nga tash në palestrat sportive dhe stadiume do të lejohen tifozët me numër të kufizuar.
Kështu 15 përqind e kapacitetit të stadiumit dhe palestrës do të lejohen të mbushën me tifozë.
Gjithsesi, kjo nuk do të jetë edhe lehtë e zgjidhshme pasi siç dihet infrastruktura në vendin tonë është bukur e brishtë sidomos në stadiumet e futbollit ku mungojnë ulëset, kështu që përcaktimi i numrit të tifozëve do të jetë vështirë i përcaktueshëm.
Padyshim kjo më se lehti për t’u zgjidhur është në stadiumin “Fadil Vokrri” i cili ka një infrastrukturë shumë të mirë.
13.500 tifozë është kapaciteti i studimit që nënkupton dikur 2050 tifozë do të lejohen t’i ndjekin ndeshjet në Prishtinë.