Rikthehen në aksion “shqiponjat”, 12 futbollistë shqiptarë mund të luajnë sot

Yjet shqiptare do të vazhdojnë të jenë në aksion edhe pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar2022”. 12 futbollistë shqiptarë mund të jenë në aksion sot në ligat evropiane, respektivisht për skuadrat e tyre në të cilat aktivizohen.

Milot Rashica, Armando Broja, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli, Samir Ujkani, Elbasan Rashani, Enis Bardhi, Shkodran Mustafi, Amir Rrahmani, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyçi janë futbollistët që sot mund të paraqiten për skuadrat e tyre.

Pa dyshim, kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani do ta ketë përballjen më të vështirë të kësaj fundjave, pasi do të ketë për kundërshtarë një skuadër si Juventus.Rrahmani për këtë ndeshje pritet të jetë në bankën rezervë. Në dy ndeshjet e para nuk ka zhvilluar asnjë sekond për skuadrën napolitane.

Për ndeshjen me Juventusin, ai është ftuar nga trajneri Luciano Spalleti.Juventus – Napoli, zhvillohet sonte me fillim të orës 18:00.

Rashica do ta ketë përballjen të vështirë këtë fundjavë pasi do të përballet me gjigantin anglez, Arsenal.Miloti është zgjedhur futbollisti i muajit nga tifozët e Norwichit dhe pritet që përsëri të jetë titullar për këtë sfidë, ashtu siç ishte në tri ndeshjet e para të sezonit.

Në këtë ndeshje do të mungojë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka për Arsenalin. Xhaka është infektuar me koroanvirus dhe ka mbetur i izoluar në Zvicër.

Ndeshja Arsenal – Norwich, do të zhvillohet nga ora 16:00.Në futbollin anglez sot mund të shohim edhe super talentin shqiptar, Armando Broja.

Broja, i huazuar nga Chelsea në Southampton pritet të jetë në bankën rezervë për ndeshjen që “saints” e zhvillojnë kundër West Ham me fillim të orës 16:00.

Dyshja e Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli do të rikthehen në aksion me Empolin kundër Venezias në kuadër të Serie A. Në bankën rezervë pritet të jetë portieri shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, i cili u transferua në Empoli në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës që shkoi. Që të dy pritet të jenë nga minuta e parë për këtë ndeshje, pasi edhe në dy të kaluarët ishin dhe kanë shfaqur ndeshje të mira.

Përballja Empoli – Venezia, do të zhvillohet me fillim të orës 15:00, e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A.

Në futbollin spanjoll, sot mund të aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Enis Bardhi dhe Shkodran Mustafi me skuadrën e Levantes.

Mustafi Verën e kaluar iu bashkua Bardhit në Levante, duke u rikthyer në futbollin spanjoll, madje në rivalin e klubit me të cilin bëri emër, Valencia.

Bardhi dhe Mustafi për këtë ndeshje priten të jenë në bankën rezervë për ndeshjen me Rayo Vallecano, e cila zhvillohet sonte me fillim të orës 18:30, në kuadër të La Ligës. Treshja shqiptare ka ndeshjen sot.

Është treshja, Sokol Cikalleshi, Endrit Çekiçi dhe Zymer Bytyçi që aktivizohen te skuadra turke, Konyaspor, në elitën e futbollit turk.

Bytyçi I cili sot feston ditëlindjen, së bashku me Çekiçin mund të jenë titullarë ndaj Altay, ndërsa për fatin e Cikalleshit nuk dihet ende pas lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Shqipërisë.Konysapor ‘flet’ shqip: Cikalleshi, Bytyqi e Çekiçi shkëlqejnë ndaj Basaksehirit.

Ndeshja e Konyasporti me Altay do të fillojë nga ora 16:00.Elbasan Rashani e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në elitën e futbollit francez, me skuadrën e tij Clermont Foot.

Rashani pritet që të jetë titullar për super ndeshjen me PSG, ndeshja e cila fillon nga ora 17:00.

Megjithatë, në skuadrën e PSG nuk do të jenë dy super yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Neymar Jr. Pra, do të jetë një përballje e Rashanit me Kylian Mbappe sot.

Sulmuesi shqiptar nga Vushtrria, në katër ndeshje sa ka zhvilluar, ka shënuar tre gola.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *