Rikthehen ‘ethet’ e Ligës së Kampionëve, Reali i bën ‘konak’ Chelseas

Sonte me fillim nga ora 21, në “Alfredo di Stefano” do të zhvillohe sfida mes Real Madridit dhe Chelseat, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është i dyti trajner që është përballur se paku katër herë me Real Madridin dhe nuk di për humbje.

Te Reali priten të mungojnë këta lojtarë: Ramos, Valverde, Mendy dhe Lucas.

Kurse te Blutë e Londrës do të mungoj vetëm Kovacic.

Teks, përballja kthyese do të zhvillohet me 5 maj në “Stamford Bridge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *