Gara më prestigjose evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot me dy ndeshjet tejet të forta. Bayern Munih do të përballet me Lazion në misionin e vështirë për ta përmbysur rezultatin, kurse Paris-Saint-Germain do të kërkojë të përfundojë punë me Real Sociedadin për t’u kualifikuar tutje.
Gjiganti bavarez pësoi disfatë befasuese ndaj Lazios në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali me rezultat 1-0, duke e konfirmuar kështu formën jo të mirë të tyre, andaj sonte në “Allian Arena” duhet të luajnë me të gjitha forcat për të mos u përshëndetur me këtë kompeticion.
Nga ana tjetër, PSG udhëton në Spanjë me qëllimin për ta ruajtur epërsinë prej dy golave nga ndeshja e parë dhe kështu të kualifikohet në mesin e tetë skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.