Rezultoi negativ në testin për COVID-19, ja cili është veprimi i radhës i Muriqit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nesër do të kryej ekzaminime mjekësore në klinikën “Paideia” në Romë.

Ai së bashku me lojtarin Andreas Pereira, do të jenë në këtë qendër në ora 08:00, bën të ditur laziopress.it.

Muriqi dje është raportuar se ka dal negativ me COVID-19, por pritet të kryej përsëri një test të njëjtë për të parë situatën e tij.

26 vjeçari është transferuar gjatë këtij afati kalimtar të verës tek Lazio, por që ende nuk ka mundur të paraqitet në seanca stërvitore, si shkak i infektimit me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *