S’ka fitues pas 90 minutave në stadiumin e Tottenhamit, Spursat dhe Djajtë e Kuq kanë ndarë pikët, pasi takimi u mbyllë 1-1
Tottenham dhe Manchester United kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të tyre pas pandemisë, duke barazuar 1-1 në xhiron e 30 në Premierligë.
Për 90 minuta, dy ekipet dhanë maksimumin në fushë, por protagonist të mbrëmjes u bënë Hugo Lloris dhe David De Gea, dy portierët që bën pritje fantastike.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, sulmuesi 22-vjeçar, Steven Bergwijn, i cili në janar u ble me kërkesë të Jose Mourinhos nga PSV, shënoi në minutën e 27’ për 1-0.
Pas tentimeve të Djajve të Kuq, erdhi edhe goli i barazimit.
Bruno Fernandes nga pika e bardhë, në minutën e 81’, shënoi për 1-1 që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Pogba + Fernandes = Goal #TOTMNU #POGBACK #bruno pic.twitter.com/KpQcRyomoU
— Noah Velasco (@noahvelasc0) June 19, 2020
Kjo pikë nuk i shkon përshtati as Tottenhamit që synon Europa Leaguen e as Unitedit që objektiv ka një vend në Champions League.