Rey Manaj zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës edicionin që u mbyll duke shkëlqyer më fanellën e Sivasspor, e duke e mbyllur kampionatin me 18 gola, si shënuesi i tretë më i mirë i Ligës pas Icardit dhe Dzekos.
Sulmuesi lushnjar është i destinuar për t’u larguar këtë verë nga Turqia, teksa për të ka patur shumë oferta. Në pole position qëndron Lazio, që është gati të paguajë 15 mln euro për ta transferuar në Serie.
Sivasspori e ka bërë të qartë se vetëm një shifër e tillë mund ta kënaqë, por tani në mes është dhe kampionati europian.
Në Turqi e dinë mirë se një performancë e mirë në finalet e Gjermanisë do ia rriste dhe më tepër vlerën Manajt, i grumbulluar nga Sylvinho dhe pritet të japë kontribut me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Manaj ka luajtur dhe më parë në Serie A, teksa është një prodhim i akademisë së Interit.
Tashmë 27-vjeçari mund të jetë gati për të bërë hapin e madh, ndonëse te Sivasspori presin që Manajt të lërë gjurmë dhe me fanellën kuqezi që të rrisin akoma dhe më tepër vlerën e sulmuesit.