Rey Manaj shkëlqeu me paraqitjen e tij ndaj Gimnàstic de Tarragona.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare debutoi në radhët e ekipit A të katalanasve dhe ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar 3 gola në suksesin 4-0 të skuadrës.
Pas ndeshjes ai tha se do ta marrë topin si kujtim dhe se dëshiron që të firmoset nga të gjithë shokët e tij të skuadrës.
“Do të marr topin si kujtim, dua që të ma firmosin të gjithë shokët e skuadrës”, ishin fjalët e para të Manajt pas përfundimit të ndeshjes.
“Dua të vazhdoj të punoj në mënyrë që ndeshja e sotme të mos jetë vetëm një kujtim. Këto ndeshje vlejnë që të gjejmë ritmin. Shfrytëzuam kartonin e kuq në pjesën e parë që të fitonim këtë ndeshje”, tha sulmuesi shqiptar.