Kombëtarja e Kosovës u bë sot me lojtar të ri. Elvis Rexhbeçaj u prezantua sot nga Federata e Futbollit të Kosovës si lojtari më i ri “Dardanë”.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi theksoi rëndësinë e këtij transferimi për Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar lart profilin dhe aftësitë e Rexhbeçaj, të cilat do të jenë një shtesë e çmuar për ekipin e drejtuar nga Franco Foda, raporton KosovaPress. Ndërkaq, Rexhbeçaj tha se vendosi me zemër për t’iu bashkuar Kosovës.
“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona. Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj. Kombëtarja e Kosovës u bë sot me lojtar të ri. Elvis Rexhbeçaj u prezantua sot nga Federata e Futbollit të Kosovës si lojtari më i ri “Dardanë”.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi theksoi rëndësinë e këtij transferimi për Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar lart profilin dhe aftësitë e Rexhbeçaj, të cilat do të jenë një shtesë e çmuar për ekipin e drejtuar nga Franco Foda, raporton KosovaPress. Ndërkaq, Rexhbeçaj tha se vendosi me zemër për t’iu bashkuar Kosovës.
“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona. Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.