Revolucion te Barcelona, largon gjashtë lojtarë nga skuadra

Barcelona do të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës.

Katalunasit janë të interesuar të nënshkruajnë me Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic.

Por kjo nuk është e tëra, pasi që ata janë duke shqyrtuar mundësin t’i shesin plotë gjashtë futbollistë.

Gazeta spanjolle shkruan se lojtarët si Arthuro Vidal, Nelson Semedo, Jean Clair Todibo, Junior Firpo, Moussa Ëague dhe Rafinha, janë në listën e shitjes te Barcelona.

Këta lojtarë, mund të përfshihen në marrëveshjet e shkëmbimit për Martinez dhe Pjanic, por edhe të shiten, dhe paratë nga shitjet e tyre do të përdoreshin për transferimin e këtyre dy lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *