Raportohet se Arsenali është gati të largojë deri në dhjetë lojtarë këtë verë për të financuar nënshkrimet e Declan Rice dhe Moises Caicedo.
Pavarësisht se dështuan gjatë javëve të fundit të ruajnë pozitën e liderit dhe të shpalleshin kampion për herë të parë që nga viti 2004, shefat e Topçinjve i kanë dhënë dritën jeshile trajnerit Mikel Arteta për një revolucion në skuadër.
Spanjolli është i dëshpëruar për të forcuar mesfushën e tij dhe ka bërë objektivat Rice të West Hamit dhe Caicedon e Brightonit shënjestrat kryesore.
Dyshja mund të kushtojë mbi 200 milionë euro dhe ai gjithashtu besohet se dëshiron dy mbrojtës të rinj si dhe një sulm tjetër.
Arsenali mund të rikthejë interesimin për Raphinhan, i cili e refuzoi atë për Barcelonën verën e kaluar dhe janë të lidhur me anësorin e Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.
Dhe yllit i Chelseat, Mason Mount është një tjetër emër i përmendur si një objektiv i mundshëm transferimi.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka marrë dritën jeshile për një shpenzim të madh
Tani The Times thotë se transferimet gjatë verës do të financohen pjesërisht nga shitjet e lojtarëve që Arteta shpreson të sjellë mbi 100 milionë euro në arkat e klubit.
Nënshkrimi rekord i klubit, Nicolas Pepe aktualisht është i huazuar në Nice dhe ai është një nga ata që do të dalë në shitje.
Në këtë raportim bëhet e ditur gjithashtu se Granit Xhaka “mund të jetë ndër emrat më të mëdhenj që do të largohen”.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane tashmë është lidhur me një rikthim në Bundesligë, pasi kërkohet nga Bayer Leverkusen.
Ndërkohë, Folarin Balogun, megjithë formën e tij mbresëlënëse të golashënuesit ndërsa ishte i huazuar te Reims, ka të ngjarë të shitet.
Kieran Tierney, Emile Smith Rowe, Rob Holding, Ainsley Maitland-Niles, Albert Sambi Lokonga, Nuno Tavares dhe Cedric Soares janë emrat e tjerë që Arteta dëshiron t’i largojë nga Emirates. /Telegrafi/