Me tri përballjet e sotme në Podujevë, Suharekë dhe Gjilan është përmbyllur java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita vazhdon kryesimin me 35 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara, raporton Demokracia.com.
Gjilani ka 27 pikë dhe i është afruar në vetëm tri pikë kampionit në fuqi, Ballkanit.
Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 23 pikë.
Garë e nxehtë është edhe në pjesën e poshtme të tabelës me disa skuadra që kanë diferencë të vogël të pikëve.
TABELA