Renditja tabelore pas fitorës së Dritës

Drita ka marr një fitore të radhës kësaj here ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së 25-të në Ipko Superligë.

Gjilanasit, fituan me rezultatin 2:0, në duelin e luajtur sot, shkruan Olle.

Rexha dhe Cuculi ishin shënuesit në këtë duel për Dritën, dhe që të dy shënuan gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Në këtë duel, skuadra e Ferizajt nuk ishte fare skuadër që rrezikojë portën e Dritës, pasi ishte e orientuar e gjitha në defanziv.

Drita me fitore thellon epërsinë në pesë pikë ndaj përcjellësit të dytë Prishtinës që luan nesër.

Kurse, Ferizaj mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, dhe një nga pretendentët kryesor për të rënë në Ligën e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *