Me duelin e zhvilluar sot në mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, është përmbyllur java e 15-të në elitën e futbollit kosovar.
Edhe pas 15 xhirove, Ballkani vazhdon lidershipin me 35 pikë, shtatë më shumë se Llapi dhe 10 me tepër se Drita.
Prishtina është ngritur në pozitën e katërt me 21 pikë, një më shumë se Malisheva dhe Dukagjini.
Feronikeli ’74 ka 15 pikë në pozitën e shtatë, ndërkaq Gjilani zë vendin e tetë me 14 pikë.
Në dy vendet e fundit pozicionohen Fushë Kosova me 10 pikë, kurse e fundit është Liria me 9 pikë.
Tabela e plotë: