Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini ishte nikoqir i Gjilanit në pasditën e sotme.
Ndeshja në fjalë i takoi skuadrës së Zekirija Ramadanit me rezultat minimal, 0:1.
Me këtë fitore, Gjilani mbetet lider me 13 pikë, teksa Dukagjini zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.
Nga ana tjetër, ndeshja mes Drenicës dhe Ferizajt në “Bajram Aliu” u mbyll baras 0:0.
Barazimi i sotëm e lë Drenicën në vendin e gjashtë me pesë pikë, teksa Ferizaj është në vendin e tetë me tre sosh.
Këto dy ndeshje janë të vlefshme për javën e pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e fundit për këtë xhiro luhet sonte në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Ballkanit.