Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme në Podujevë dhe Mitrovicë

Dy ndeshje interesante janë zhvilluar në mesditën e sotme në elitën e futbollit kosovar.

Në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, Llapi ishte nikoqir i Arbërisë, kurse Ballkani ishte mysafir i Trepçës ’89.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi mposhti Arbërinë me rezultat të ngushtë, 4:3.

Kurse, në Mitrovicë, Ballkani fitoi pastër ndaj Trepçës ’89 me rezultat 0:2.

Me fitoren e sotme, Llapi ngritët në vendin e pestë me 33 pikë, kurse Arbëria mbetet në vendin e tetë me 27 sosh.

Ndërkaq, Ballkani me fitoren e sotme u ngrit në vendin e parë me 55 pikë të tubuara, ndërkaq, Trepça ’89 zë vendin e gjashtë me 32 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *