Renditja tabelore në La Liga pas dështimit të Atletico Madridit

Atletico Madridi e bëri edhe një hap tjetër mbrapa në luftë për titull në La Liga, pasi barazoi 1:1 me Real Betisin të dielën, duke i lejuar rivalët për titull, Real Madridin dhe Barcelonën, t’i ofrohen në vetëm një dhe dy pikë, përkatësisht.

Yannick Carrasco e kishte kaluar Atleticon në epërsi herët në pjesën e parë, para se Cristian Tello ta barazonte rezultatin njëzet minuta më vonë për t’ia siguruar Betisit një pikë në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevillë.

Kjo nënkupton se gara trifrontëshe për titull në La Liga është tani më të hapur së asnjëherë më parë.

Ky barazim i skuadrës së Diego Simeones, i treti në gjashtë ndeshjet e fundit, nënkupton se Atletico rikthehet në vendin e parë me 60 pikë, por tani vetëm një më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona, tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Top katërshja mbyllet me Sevillën që i ka 58 pikë.

Real Sociedadi dhe Real Betisi janë në zonën e kualifikimit në Ligën e Evropës, në pozitat pesë dhe gjashtë me nga 47 pikë secili.

Villarreali ka ende shpresa për Evropë pasi renditet i shtati me 46 pikë.

Edhe gara për mbijetesë është e ngushtë, pasi skuadra e fundit, Elche, ndodhet vetëm katër pikë larg zonës së mbijetesës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *