Këtë epitet ia dha fitorja e Ballkanit ndaj Prishtinës në Therandë të mërkurën pasdite.
Skuadra e Ismet Munishit në derbin e xhiros së nëntë ka arritur që me përmbysje të rezultatit të mposht Prishtinën 2:1, me golat e skuadrës nga Therandë që u shënuan pas minutës së 88’.
Me këtë fitore, Ballkani numëron 22 pikë në krye të tabelës.
Pas tyre vjen Drita me 16 pikë, por me dy ndeshje më pak.
Renditja vazhdon me Gjilanin, Prishtinën, Arbërinë, Trepçën ’89 dhe Drenicën.
KF Feronikeli renditet në vendin e tetë me 10 pikë, ndërsa KF Llapi në vendin e nëntë me pesë pikë.
Pesë pikë numëron edhe FC Besa në vendin e fundit.