Renditja tabelare në Superligë, ndryshon sërish lideri

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sot, Gjilani dhe Prishtina luajtën baraz 1:1, kurse Dukagjini mposhti minimalisht Feronikelin.

Ndërsa, edhe pas kësaj xhiroje kemi ndryshim në lidershipin e tabelës. Tani Ballkani ka marrë primatin me 24 pikë, pas fitores ndaj Dritës.

Në vendin e dytë gjendet Gjilani me 22 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e tretë. Drenica pozicionohet e katërta me 20 pikë, e ndjekur nga Llapi me 18.

Në vendin e gjashtë gjendet Prishtina me 17 pikë, kurse pas saj vjen menjëherë Ulpiana me një më pak.

Në vendin e tetë tani është Dukagjini me 14 pikë, Malisheva me 12 dhe krejt në fund është Feronikeli me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *