Me gjashtë ndeshjet e sotme, të cilat ishin tejet dramatike, ka përfunduar edicioni 2019/2020 në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e xhiros së fundit u zhvillua në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës, ndeshje të cilën e fituan vendasit me rezultat 2:1.
Drita nuk ishte e motivuar për lojë pasi tashmë zyrtarisht është kampion, derisa nuk arriti ta mbyllë edicionin me fitore ndaj Ballkanit.
Visar Berisha (’15) dhe Mirlind Daku (’65) realizuan golat për Ballkanin, derisa Xhevdet Shabani realizoi golin e vetëm për Dritën në minutën e 30-të.
Me këtë fitore, Ballkani e mbyll edicionin në vendin e tretë me 67 pikë, kurse, Drita në vendin e parë me 68 sosh.
Nga ana tjetër, Gjilani regjistroi fitore të rëndësishme përballë Flamurtarit me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit e shënoi Keita Razak në minutën e 72-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Gjilani e mbyll edicionin në vendin e dytë me 68 pikë dhe kualifikohet për në Ligën e Evropës, kurse Flamurtari bie nga elita.
Nga ana tjetër, FC Prishtina pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Trepça’89, Vushtrria mposhti Llapin me rezultat 5:3, Feronikeli barazoi 1:1 me Ferizajn dhe Drenica fitoi ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0.