Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një rekord historik në përditësimin më të ri të FIFA-s, pas rezultateve pozitive në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ kanë siguruar kualifikimin në ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026, pasi u pozicionuan në pozitën e dytë në Grupin B, aty ku për kundërshtarë kishin Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Këtë kampanjë, Kosova e mbylli me tri fitore, dy barazime dhe një humbje, teksa së fundmi mposhti Slloveninë në Ljubljanë ndërsa ndali me barazim Zvicrën në ‘Fadil Vokrri’.
Këto rezultate pozitive kanë bërë që Kosova të përjetojë një tjetër ngjitje të madhe në ranglistën e UEFA-s, pas asaj në nëntor të këtij viti.
Renditja e re e FIFA-s

Kosova është ngjitur për katër pozita dhe tashmë mban vendin e 80-të në renditje duke lënë pas vetes kombëtare si Curaçao, Guinea, Mali i Zi etj.
Shqipëria në ndërkohë ka rënë në dy pozita dhe tashmë gjendet në vendin e 63-të./Telegrafi/