AC Milan ka humbur pozitën e parë në tabelë dhe madje së fundmi ka barazuar 1-1 ndaj Udineses.
Milani është në vendin e dytë në Serie A me 53 pikë të grumbulluara, tri më pak sesa lideri aktual, Interi.
Në anën tjetër, një rekord të padëshirueshëm e ka arritur mbrojtësi anësor i Rosonerëve, Theo Hernandez.
Asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë gabime që më pas përfunduan në goditje në portë nga kundërshtari në Serie A sesa Theo Hernandez këtë sezon (4),
Mbrojtësi i Milanit bëri dy gabime në barazimin e mbrëmshëm 1-1 me Udinesen.