Rekordet e Lewandowskit dhe Bayernit pas fitores 8-2 kundër Barcelonës

Spektakël në Lisbonë.

Bayern Munich ka arritur ta mposhtë 8-2 Barcelonën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë keni disa rekorde të arritura në këtë ndeshje:

Bayern Munich është skuadra e parë që shënon tetë gola në një ndeshje eliminuese në Ligën e Kampionëve.

Robert Lewandowski është lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon tetë ndeshje me radhë në një garë të madhe evropiane, duke kaluar Jürgen Klinsmannin që në vitin 1996 kishte shënuar shtatë ndeshje me radhë.

Robert Lewandowski është vetëm lojtari i pestë që shënon tetë ndeshje me radhë në në histori të European Cup/Champions League.

Thomas Müller ka shënuar tani 23 gola në fazën eliminuese të Champions League, duke u renditur vetëm pas Cristiano Ronaldos (67) dhe Lionel Messit (47).

Lewandowski tashmë ka shënuar 14 gola në Champions League në një sezon, aq sa Lionel Messi.

Rekordin e mban Cristiano Ronaldo, vendin e parë me 17 gola, të dytin me 16 gola dhe të tretin me 15 gola. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *