Një ngjarje për rekord ka nodhur në Turqi pasditen e djeshme, ku trajneri Isamil Kartal ka dhënë dorëheqjen nga ekipi i Erzurumspor. E veçanta e largimit të 59-vjeçarit nga stoli i ekipit është se ai nuk e ka drejtuar skuadrën në asnjë ndeshje.
Ismail Kartal u prezantua si trajneri i ri i Erzurumspor më 23 mars dhe vetëm pas 5 ditësh ai vendosi të dorëhiqej. Përveç kësaj, Kartal foli edhe për mediat, ku dha edhe deklaratën e çuditshme, duke thënë se nuk ishte i motivuar, edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte marrë detyrën.
“Të them të drejtën nuk jam i motivuar. Besoj se nuk kam as energji, prandaj kam vendosur të largohem nga Erzurumspor”, u shpreh shkurt trajneri Kartal.