Reja e la jashtë Kombëtares 2 muaj, Cikalleshi komenton pas fitores ndaj Kazakistanit pa polemika dhe me diplomaci!

“Ishte ndeshje që duhej ta fitonim, e dinim që ndaj Kazakistanit do ta kishim të vështirë nëse nuk do ta zhbllokonim. Më vjen mirë që hapa serinë e golave. Kemi bërë gjysmën e punës, do të gëzojmë për këtë fitore”.

Sokol Cikalleshi, sulmuesi kuqezi që realizoi sonte golin e parë të sfidës ndaj Kazakistanit në “Air Albania”, foli për RTSH Sport pas ndeshjes, ndërsa ai rikthehej pas një mungese 2 mujore (zgjedhje disiplinore e trajnerit Reja).

“Të luash me kombëtaren është kënaqësi, u bënë 2 muaj që s’kam qenë. Në momentin që jam brenda dhe jashtë fushe jap më të mirën. Më mungon gjithmonë kombëtarja”.

“Mesazh trajnerit? U bë një kohë e gjatë që jam në kombëtare. Nuk do të jepja ndonjë mesazh trajnerit sepse kam kohë që e bëj. Ai ka kohë këtu. Kemi shumë sulmues të mirë, na ka rënë ne pesha më shumë.

Sulmojmë dhe mbrojmë në grup. Trajneri është OK, i ka zgjedhjet dhe zgjidhjet në mendje. Nuk kemi ndonjë mesazh për trajnerin sepse jemi profesionistë”.

Ky ishte goli i parë në “Air Albania”.

“Ishte një lajm shumë interesant që shënova në minutën 16 me fanelën me numër 16. Ndeshjet e kaluara kanë qenë të rëndësishme kanë qenë 10 lojtarë të rinj, trajneri donte të sillte elementë të rinj në kombëtare. Unë e di ku e keni mendjen ju, duke qenë se në grupin tonë, po të heq Bjellorusinë, dy të tjerat janë nën nivelin tonë! Reja ka integruar elementin e ri në kombëtare, për të rigjeneruar moshën.

Me Kazakistanin dhe Lituaninë kishte shumë eksperiment. Këta djem treguan që janë thuajse gati. Nuk di çfarë të them më tepër”, deklaroi Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *