Rei Manaj e ka nisur nga minuta e parë me Watford në miqësoren e sotme.
Këtë herë ekipi i ri i sulmuesit shqiptar po përballet kundër Southamptonit, klubit ku shkëlqeu Armando Broja në sezonin e shkuar.
Performanca e Manajt në 45 minuta nuk ishte aspak mbresëlënëse. Lojtari është parë jashtë formës së tij më të mirë, ndërsa trajneri vendosi që ta linte në dhomat e zhveshjes duke aktivizuar Asprillan në të 46.