Realit i takon derbi, Interit i vështirësohet kalimi i grupit

‘Los Blancos’ e nisën mirë takimin duke fituar një penallti në minutën e 7’, të cilën e shndërroi në gol Eden Hazard, shkruan lajmi.net.

Inter nga minuta e 33’ mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arturo Vidal.

Real Madrid në minutën e 59’ dyfishoi epërsinë, kur Achraf Hakimi shënoi autogol.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron shtatë pikë, dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Inter me dy pikë, në vendin e katërt në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *